Thursday, October 15, 2020

 



DËSHIRA PËR TË MËSUAR NJË GJUHË TË HUAJ MBETET E NJËJTË EDHE NË KOHË TË VËSHTIRA 

Këtë herë ndryshe nga herët e tjera do të doja të flisja për anën kulturore  dhe sociale të botës femërore.Në shumë pikëpamje dhe aspekte femrat janë një aset në formimin social dhe ekonomik të vendit ku jetojnë. Ato me aftësitë e tyre  të ndryshme ndihmojnë në civilizimin dhe zhvillimin  e vendit duke transmetuar dije me dinjitet dhe përgjegjësi tek të rinjtë e sotëm dhe brezat e ardhshëm.

Nisur nga emancipimi dhe arritjet që secila femër duhet të zotërojë persa i përket anës së  saj profesionale, një rëndësi të madhe kanë dhe gjuhët e huaja të cilat siç e dimë janë një pasuri e jashtëzakonshme.

Sot është mjaft e vështirë të zotërosh një gjuhë përveç asaj “mëmë”, ja dhe përse shumë njerëz e neglizhojnë mësimin e tyre, ose kënaqen vetëm me disa fjalë të mësuara tutje tëhu. Teknikat dhe metodat e mësimdhënies së një gjuhe të huaj  shpeshherë janë të lodhshme dhe ndonjëherë jashtë mase të pakuptueshme aq sa dëshira për të mësuar një gjuhë të re,krejtësisht të panjohur zbehet e zhduket me kalimin e kohës. Në pamje të parë çdo gjuhë ka vështirësinë e saj, por unë jam e mendimit që me përkushtimin dhe metodologjinë e duhur gjithësecili nga ne nuk do ta përjashtonte mundësinë për të mësuar jo vetëm disa fjalë dhe një gramatikë të re por gjithashtu dhe një kulturë e një frymë të re  civilizimi dhe qytetërimi.

Duke dashur t’iua demonstroj me shembuj të gjithë këtë artikull do të doja si fillim tiu sillja në fokus intervistën e Pedagoges Eda Cauli, e cila me pasion dhe profesionalizëm drejton dhe menaxhon një qendër  profesionale të Gjuhëve të huaja “Britannia Academy” në Tiranë. Nëpërmjet kësaj dëshmie të gjallë shpalosen vlerat dhe rëndësia e një gjuhe të huaj, në këto kohëra të vështira pandemie me dëshirën e mirë për tiu përcjellë një mesazh:

 

 


Eda Cauli, 

Pedagoge e Gjuhës Angleze

Universiteti i Tiranes

Trajnuese e provimeve IELTS, TOEFL, SAT në Britannia Languages Academy

 

Diplomar në Universitetin e Tiranës dhe ҫertifikuar në TEFL, IELTS dhe CLIL në Angli. Studimet e Doktoraturës në fushën; Metodologji e Mësimdhënies në Gjuhën Angleze.

 

Intervista e plotë:


Si është qasja me gjuhët e huaja, në këtë kohë pandemie që ka pushtuar vendin?

Edhe pse të gjithë po kalojmë një kohë të vështirë mund të shprehem me bindje se dashuria e një studenti për gjuhën e huaj mbetet po aq e madhe sa edhe me parë.

Gjithësecili, kërkon të pasurojë vetveten me më shumë se një gjuhë të huaj dhe përvec pasaportës së gjuhës Angleze, të gjithë priren të mësojnë edhe një gjuhë tjetër siç është Gjermanishtja apo Frengjishtja, etj.

Fakti i te qenurit kohë vere apo situate jo normale nga virusi, nuk e ul interesin e brezit të ri për tu pajisur me pasaportën e gjuhës apo për tu çertifikuar në një nga provimet ndërkombëtare të gjuhëve të huaja.

 

Çfarë na bën ne si popull të jemi kaq të lidhur me të mësuarin e gjuhëve?

 

E mira jonë, e madje unë do ta quaja një aset të vyer është prirja që kemi si popull ndaj të mësuarit të gjuhëve të huaja më shpejt dhe për këtë sigurisht, ndihmë na vjen edhe Shqipja jonë me strukturën e saj gramatikore dhe fonologjike. Theksi aq i perqasshëm që ne i vendosim artikulimit të fjalëve si gjuhëfolës na dallon nga shumë popuj të tjerë në të mësuarin e një gjuhe të huaj.

Një tjetër element i kaluar është edhe emigrimi ku në vitet 90’ shqiptarët emigruan jashtë,dhe kjo bëri të mësoheshin edhe gjuhët e shteteve përkatës.

Pa harruar këtu që edhe politikat e sotme arsimore iu mundësojnë të rinjve të studiojnë jashtë vendit në programe gjuhëfolëse të huaja, apo nëpërmjet programit Erasmus ose siç është tani shkëmbimi i eksperiencës studentore duke studiuar për nje semestër apo një vit akademik në një universitet partner, të huaj, me anë të marrëveshjeve të ndërtuara mes universiteteve tona dhe universiteteve të caktuara jashtë vendit. Kjo padyshim është një shtysë që motivon të rinjtë të mësojnë me zell dhe më shpejt një gjuhë të huaj.

Nëse do t’i referohesha faktit që dikur ne kemi mësuar gjuhën Italiane nëpërmjet televizionit, dhe madje e zotëruar në një nivel shumë të mirë komunikimi, dëgjimi dhe të kuptuari, përkthehet në faktin që të mësuarit të gjuhëve të huaja për ne është një dhunti e mbështjellë me dashurinë për gjuhët.

 

Çfarë do të thotë të zotërosh një gjuhë të huaj ?

 

Do të thotë shumë, padyshim. Do të thotë te njohësh, të kuptosh dhe interpretosh kulturën e një vendi tjetër. Të kuptosh stilin e tyre te jetesës pasi gjuha është pasuria dhe kultura e një vendi dhe e një popullli të caktuar që e bën atë shoqëri të dallohet nga të tjerat. 

Një gjuhë e huaj do të thotë një pasaportë e një thesar që e ndjek të zotin e saj kudo e ngado. Është një tjetër mënyrë e të konceptuarit të gjërave. Një proverb e huaj thotë: “Ti jeton një jetë të re për çdo gjuhë të huaj që flet, e nëse zotëron vetëm një gjuhë atëherë jeton vetëm njëherë”.

 

Si reflektohet dëshira ndaj gjuhëve të huaja, në ditët e sotme?

 

Sot, padiskutim është tendenca e një kërkese akoma më të madhe. Një dëshirë e cila shpaloset tek ata individë gjuhëdashës dhe studentë të cilët duan të mbarojnë një kurs gjuhe e me padurim të nisin tjetrin. Të çertifikojnë një gjuhë e njëkohësisht të pyesin për detajet, metodat, dhe seancat e një gjuhe tjetër, të huaj.

 

 Britannia Academy, numëron një numër shumë të madh studentësh qe prej vitit 2010 ku edhe çeli dyert e saj. Vijon punën si një qendër profesionale në mësimin e gjuhëve të huaja dhe trajnimin e provimeve ndërkombëtare si IELTS, TOEFL, SAT apo Shkenca në Gjuhën Angleze.


Adresa:

Rr. Vaso Pasha, pranë Sheshit Wilson, Tiranë

+355693341285

info.britanniaacademy@gmail.com

Tuesday, April 21, 2020









Dashuri  në të zeza!
E dallova që tek pragu hija e saj në të zezë
bënte dritë për së largu

Por sa e bukur ishte në të zeza
fytyra e saj e bardhë
ndrinte si nga hera
E doja zemrën e saj
e doja të zezën si i marrë
sepse ajo e zezë nuk ishte veҫse maskë

maskë që fshihte zemrën e saj të rrallë
E teksa hapat e saj peshonin rëndë mbi dysheme
ndjeja botën të rënkonte
i gjithë universi të zezën dëshironte…

 

Wednesday, April 3, 2019


“Medalion”

Ti shpirt i vogël mëkatar
a i madh ndoshta je?
sytë ndonjëherë t’i hedh rrallë
sepse e di që diҫka fsheh…

Pak nga pak më korrupton
një erë e ndyrë medalion fiton
e unë vazhdoj të eci si përherë
paҫka se shpirti im po vjell vrer…


Thursday, December 13, 2018


Realitet…



Në ҫdo cep të qytetit një njeri vështron
po ja një lypsar që një monedhë kërkon
përballë tij një zonjë e kamur kalon
e pa ndrojtje tregon se takat e këucëve jetën po ia vështirësojnë
e përҫudnuar lypsarin vështron
e duke rënkuar xhepat rrëmon me duar
pak më tutje një qen leh atje tej
e anash tij një vajzë e vogël
që ulërimën me piskamë e nxjerr
me rrëmujë kalimtarë pa masë kalojnë
në trafik si të dehur semaforin presin
që t’i drejtojë…
Njeriu vëzhgues të gjitha i sheh
por ҫe do që zë s’mund të nxjerr
nëpër një destinacion të gjithë ecim
jetën për ta jetuar
 e dalëngadalë vdekjen më shpejt
për ta shijuar…





Saturday, November 24, 2018



Fanitje shpirti...
Ashtu siҫ e kisha para syve
mu fanit e nga vdekja ngriti krye
në po të njëjtën orë më shfaqet
hija e saj

Aq shumë e doja
saqë më vjen të qaj
qaj se e humba nga vetja
sa shumë dua që ta ngrej nga vdekja
e sytë e saj
të më shohin si më parë
e të më thonë
se më duan si të marrë

Në rrugë një dritë ndizet
dhe mua fanitja nga sytë  më hiqet
ashtu e vdekur
siҫ është për mua
pa druajtje i them se sonte e dua…




Friday, November 2, 2018

Ftohtësi spirituale...





Ftohtësi  spirituale...

Ndjej ftohtë brenda në zemër
ndjej ftohtë
jashtë dritares një botë rënkon

Kjo botë më drithëron
njerëzit më neveriten
fytyra të stukuara me djallëzi
para sysh më nemiten

Dua të largohem
botën të ndryshoj
në një botë
ku për njerëzit
nuk do të kem nevojë…





Saturday, October 20, 2018

Me ik...


          Me ik…
Tash ti po m’sheh
e me nji afeksion t’madh
po m’adhuron,po menon
se me nji ndjenj sadopak  t’vogël
për vete po m’ban
i ulun n’stol gati qënron
e un’ e trembun vedit  spo i besoj
që nji dashni po m’drithnon

T’lutna shum’ me m’fal
un’ tash po shkoj
t’sotmen po harroj
po t’harroj tye
i dashtuni  jem i heshtun
tye që rrin e syt mi lshon
nji  jet ma kalue me ty s’ban
andaj vedit bani derman
se dashnia nji dit’ zgjat
e t’nesmen plas
si min me sahat...