DËSHIRA PËR TË MËSUAR NJË GJUHË TË HUAJ MBETET E NJËJTË EDHE
NË KOHË TË VËSHTIRA
Këtë herë ndryshe nga herët e tjera do të doja të
flisja për anën kulturore dhe sociale të
botës femërore.Në shumë pikëpamje dhe aspekte femrat janë një aset në formimin
social dhe ekonomik të vendit ku jetojnë. Ato me aftësitë e tyre të ndryshme ndihmojnë në civilizimin dhe
zhvillimin e vendit duke transmetuar
dije me dinjitet dhe përgjegjësi tek të rinjtë e sotëm dhe brezat e ardhshëm.
Nisur nga emancipimi dhe arritjet që secila femër
duhet të zotërojë persa i përket anës së
saj profesionale, një rëndësi të madhe kanë dhe gjuhët e huaja të cilat
siç e dimë janë një pasuri e jashtëzakonshme.
Sot është mjaft e vështirë të zotërosh një gjuhë
përveç asaj “mëmë”, ja dhe përse shumë njerëz e neglizhojnë mësimin e tyre, ose
kënaqen vetëm me disa fjalë të mësuara tutje tëhu. Teknikat dhe metodat e
mësimdhënies së një gjuhe të huaj
shpeshherë janë të lodhshme dhe ndonjëherë jashtë mase të pakuptueshme
aq sa dëshira për të mësuar një gjuhë të re,krejtësisht të panjohur zbehet e
zhduket me kalimin e kohës. Në pamje të parë çdo gjuhë ka vështirësinë e saj,
por unë jam e mendimit që me përkushtimin dhe metodologjinë e duhur
gjithësecili nga ne nuk do ta përjashtonte mundësinë për të mësuar jo vetëm
disa fjalë dhe një gramatikë të re por gjithashtu dhe një kulturë e një frymë
të re civilizimi dhe qytetërimi.
Duke
dashur t’iua demonstroj me shembuj të gjithë këtë artikull do të doja si fillim
tiu sillja në fokus intervistën e Pedagoges Eda Cauli, e cila me pasion dhe
profesionalizëm drejton dhe menaxhon një qendër profesionale të Gjuhëve të huaja “Britannia
Academy” në Tiranë. Nëpërmjet kësaj dëshmie të gjallë shpalosen vlerat dhe rëndësia e
një gjuhe të huaj, në këto kohëra të vështira pandemie me dëshirën e mirë për
tiu përcjellë një mesazh:
Eda Cauli,
Pedagoge e Gjuhës Angleze
Universiteti i Tiranes
Trajnuese e provimeve IELTS,
TOEFL, SAT në Britannia Languages Academy
Diplomar në Universitetin e
Tiranës dhe ҫertifikuar në TEFL, IELTS dhe CLIL në Angli. Studimet e
Doktoraturës në fushën; Metodologji e Mësimdhënies në Gjuhën Angleze.
Intervista e plotë:
Si është qasja me gjuhët e huaja, në këtë kohë pandemie që ka
pushtuar vendin?
Edhe pse të gjithë po
kalojmë një kohë të vështirë mund të shprehem me bindje se dashuria e një
studenti për gjuhën e huaj mbetet po aq e madhe sa edhe me parë.
Gjithësecili, kërkon të
pasurojë vetveten me më shumë se një gjuhë të huaj dhe përvec pasaportës së
gjuhës Angleze, të gjithë priren të mësojnë edhe një gjuhë tjetër siç është
Gjermanishtja apo Frengjishtja, etj.
Fakti i te qenurit kohë
vere apo situate jo normale nga virusi, nuk e ul interesin e brezit të ri për
tu pajisur me pasaportën e gjuhës apo për tu çertifikuar në një nga provimet ndërkombëtare
të gjuhëve të huaja.
Çfarë na bën ne si popull të jemi kaq të lidhur me të
mësuarin e gjuhëve?
E mira jonë, e madje unë
do ta quaja një aset të vyer është prirja që kemi si popull ndaj të mësuarit të
gjuhëve të huaja më shpejt dhe për këtë sigurisht, në ndihmë na vjen edhe Shqipja jonë me
strukturën e saj gramatikore dhe fonologjike. Theksi aq i perqasshëm që ne i
vendosim artikulimit të fjalëve si gjuhëfolës na dallon nga shumë popuj të
tjerë në të mësuarin e një gjuhe të huaj.
Një tjetër element i
kaluar është edhe emigrimi ku në vitet 90’ shqiptarët emigruan jashtë,dhe kjo
bëri të mësoheshin edhe gjuhët e shteteve përkatës.
Pa harruar këtu që edhe
politikat e sotme arsimore iu mundësojnë të rinjve të studiojnë jashtë vendit
në programe gjuhëfolëse të huaja, apo nëpërmjet programit Erasmus ose siç është
tani shkëmbimi i eksperiencës studentore duke studiuar për nje semestër apo një
vit akademik në një universitet partner, të huaj, me anë të marrëveshjeve të
ndërtuara mes universiteteve tona dhe universiteteve të caktuara jashtë vendit.
Kjo padyshim është një shtysë që motivon të rinjtë të mësojnë me zell dhe më
shpejt një gjuhë të huaj.
Nëse do t’i referohesha
faktit që dikur ne kemi mësuar gjuhën Italiane nëpërmjet televizionit, dhe
madje e zotëruar në një nivel shumë të mirë komunikimi, dëgjimi dhe të
kuptuari, përkthehet në faktin që të mësuarit të gjuhëve të huaja për ne është
një dhunti e mbështjellë me dashurinë për gjuhët.
Çfarë do të thotë të zotërosh një gjuhë të huaj ?
Do të thotë shumë,
padyshim. Do të thotë te njohësh, të kuptosh dhe interpretosh kulturën e një
vendi tjetër. Të kuptosh stilin e tyre te jetesës pasi gjuha është pasuria dhe
kultura e një vendi dhe e një popullli të caktuar që e bën atë shoqëri të
dallohet nga të tjerat.
Një gjuhë e huaj do të
thotë një pasaportë e një thesar që e ndjek të zotin e saj kudo e ngado. Është
një tjetër mënyrë e të konceptuarit të gjërave. Një proverb e huaj thotë: “Ti
jeton një jetë të re për çdo gjuhë të huaj që flet, e nëse zotëron vetëm një
gjuhë atëherë jeton vetëm njëherë”.
Si reflektohet dëshira ndaj gjuhëve të huaja, në ditët e
sotme?
Sot,
padiskutim është tendenca e një kërkese akoma më të madhe. Një dëshirë e cila
shpaloset tek ata individë gjuhëdashës dhe studentë të cilët duan të mbarojnë
një kurs gjuhe e me padurim të nisin tjetrin. Të çertifikojnë një gjuhë e
njëkohësisht të pyesin për detajet, metodat, dhe seancat e një gjuhe tjetër, të huaj.
Britannia Academy, numëron një numër shumë të
madh studentësh qe prej vitit 2010 ku edhe çeli dyert e saj. Vijon punën si një
qendër profesionale në mësimin e gjuhëve të huaja dhe trajnimin e provimeve
ndërkombëtare si IELTS, TOEFL, SAT apo Shkenca në Gjuhën Angleze.
Adresa:
Rr. Vaso Pasha, pranë Sheshit Wilson, Tiranë
+355693341285
info.britanniaacademy@gmail.com
No comments:
Post a Comment