Thursday, December 13, 2018


Realitet…



Në ҫdo cep të qytetit një njeri vështron
po ja një lypsar që një monedhë kërkon
përballë tij një zonjë e kamur kalon
e pa ndrojtje tregon se takat e këucëve jetën po ia vështirësojnë
e përҫudnuar lypsarin vështron
e duke rënkuar xhepat rrëmon me duar
pak më tutje një qen leh atje tej
e anash tij një vajzë e vogël
që ulërimën me piskamë e nxjerr
me rrëmujë kalimtarë pa masë kalojnë
në trafik si të dehur semaforin presin
që t’i drejtojë…
Njeriu vëzhgues të gjitha i sheh
por ҫe do që zë s’mund të nxjerr
nëpër një destinacion të gjithë ecim
jetën për ta jetuar
 e dalëngadalë vdekjen më shpejt
për ta shijuar…





Saturday, November 24, 2018



Fanitje shpirti...
Ashtu siҫ e kisha para syve
mu fanit e nga vdekja ngriti krye
në po të njëjtën orë më shfaqet
hija e saj

Aq shumë e doja
saqë më vjen të qaj
qaj se e humba nga vetja
sa shumë dua që ta ngrej nga vdekja
e sytë e saj
të më shohin si më parë
e të më thonë
se më duan si të marrë

Në rrugë një dritë ndizet
dhe mua fanitja nga sytë  më hiqet
ashtu e vdekur
siҫ është për mua
pa druajtje i them se sonte e dua…




Friday, November 2, 2018

Ftohtësi spirituale...





Ftohtësi  spirituale...

Ndjej ftohtë brenda në zemër
ndjej ftohtë
jashtë dritares një botë rënkon

Kjo botë më drithëron
njerëzit më neveriten
fytyra të stukuara me djallëzi
para sysh më nemiten

Dua të largohem
botën të ndryshoj
në një botë
ku për njerëzit
nuk do të kem nevojë…





Saturday, October 20, 2018

Me ik...


          Me ik…
Tash ti po m’sheh
e me nji afeksion t’madh
po m’adhuron,po menon
se me nji ndjenj sadopak  t’vogël
për vete po m’ban
i ulun n’stol gati qënron
e un’ e trembun vedit  spo i besoj
që nji dashni po m’drithnon

T’lutna shum’ me m’fal
un’ tash po shkoj
t’sotmen po harroj
po t’harroj tye
i dashtuni  jem i heshtun
tye që rrin e syt mi lshon
nji  jet ma kalue me ty s’ban
andaj vedit bani derman
se dashnia nji dit’ zgjat
e t’nesmen plas
si min me sahat...




Saturday, October 13, 2018

Pushteti dhe forca e ambicies…

Sa shumë dëshirojmë dhe sa shumë lakmojmë në këtë botë?Çdo qënie pavarësisht gjinisë,fesë, dhe rracës kalon nëpër ciklin e famshëm që jeta na detyron të kryejmë lindjen,rritjen,arsimimin,zhvillimin,prindërimin dhe në fund vdekjen si më të ëmblën dhuratë të lavdishme.Teksa njeriu jeton përgjatë kësaj rruge të lodhshme e plot sfida thur ëndërra,krijon ide,fantazon dhe shpreson më të mirën për veten e tij.Nëse do të mbeteshim vetëm tek koncepti I fjalës “Ëndërr” më lejoni tiu them me keqardhje se duhet t’I lini në sirtar sepse pikërisht ëndërrat e zhysin njeriun në një gjendje mjerimi dhe masturbimi mendor.Duke qenë se ky blog I dedikohet femrave doja ta nisja nga ato temën për të cilën do të paraqis argumentet.Puna,forca dhe vullneti që karakterizojnë një femër e bëjnë atë kurajoze dhe eksploratore të mendjes dhe triumfeve që ajo korr në jetë.Pak rëndësi ka objektivi,në jetë qëndron vetëm fryti I cili do të kesh arritur të nxjerrësh si pasojë e asaj ҫka ke synuar.Gjinia femërore e cila mbart një burim të pashtershëm energjie vë shënjestrën tek gjërat të cilat I lakmon më së shumti qofshin këto:mashkulli,profesioni,karriera e më gjerë e gjithë e ardhmja në total.Pushteti që ti ia ngarkon vetes dhe gara me kohën të japin ty avantazhin I cili të nevojitet për të dalë përherë e fituar.Edhe pse realisht nuk mund të ushtrosh pushtet mbi një qenie tjetër gjë e cila ndodh shpesh herë sepse “Mbizotërimi I ligjit të më të fortit “ka thyer tabu të paktën pushteti I cili I ke imponuar vetes të jep mundësinë të arrish shkallën më të lartë të kënaqësisë në objektivin tënd.Pushteti dhe ambicia janë më shumë se dy faktorë të cilët e bëjnë jetën funksionale dhe aktive.Përmes të gjithave ti je aq e zënë me synimet e tua saqë vet kuptimi I jetës fillon e merr një tjetër trajtë,atë të të qenurit jo më një kukull e cila lan dhe bën punët e shtëpisë por një ndërmjetësim I shkëlqyer midis klasave të ndryshme shoqërore.Dëgjoj njerëz teksa thonë që ambicia ҫon në shkatërrim aq sa e shtyn veten në vetvrasje pikërisht si Zhylieni tek vepra e famshme “E kuqja dhe e zeza” shkruar nga Stendal.(Zhylieni vdiq sepse ishte mashkull ja ku qëndron problemi)Domosdoshmërisht që duhet ndaluar dhe kthyer koka mbrapa për të parë nëse ka mbërritur koha e pëfundimit me sukses dhe ka përfunduar koha e nisjes.Por nëse nuk ke pasur kurrë më parë një kohë “start-I” si pretendon që të kesh një përfundim e për të mos vazhduar më tej tek një e ardhme rrëzëllitëse.E meqënëse mua më pëlqen paradoksi do tiu thoja që ëndërroni me ambicie pasi kjo është forma më e mirë për tu shtrirë në mbrëmje me dëshira e për tu ngritur në mëngjes me syrin e patrembur për të ecur dhe për të falur më të mirën nga vetja.Fokusohuni në atë ҫka është e mirë për ju e nëse mundeni balanconi dhe shtoni nga një gram për ҫdo element:ëndërr,ambicie,kurajo,force,guxim,përballje,sacrificë që në fund të keni arritur pushtetin e shumë kërkuar. 



Monday, September 24, 2018

“Të duash 1 femër…”




Shpesh herë hasim nëpër rrugë ҫifte nga më të ndryshmet dhe pikërisht këto 2-she të vetëkënaqura me  njëra-tjetrën kanë thënë e stër thënë “Të Dua”.


“Të dua” e dalur kjo nga goja e një mashkulli.                  Po ҫ’meshkuj pale?

Meshkuj të cilët vardisen pas ҫdo fundi e fustani e ngatërrojnë dashurinë me 1 kënaqësi të momentit e me 1 natë e cila përfundon ashtu si shume netë të tjera nën prezencën e hënës dhe të gjithë trupave të tjerë qiellorë.
Pikërisht ju të cilët fjalën “Dashuri” e keni shndërruar në 1 fjalë të pabesë dhe mbushur plot me përjetësi mashtrimesh ngatërroni ndjenjat e krijoni një det të tërë konfuzionesh që iu bëjnë ekzaktësisht ju skllevër të të qenurit asgjë më shumë veҫse “Zotërinj të zhytur në llumin e epshit rinor”.
Të duash 1 femër do të thotë të afeksionohesh pas shpirtit,mendjes,freskisë dhe gjallërisë që femra mbart.Kulti i të qënurit femër qëndron në aftësinë për të thithur brenda 1 moҫali  1 mashkull i cili nuk mund të bëjë dot pa ty dhe jo pa trupin dhe hiret e tua. Të qenurit e bukur zotëron vetëm tundimin e 1 mashkulli ,kaq asgjë më tepër ndërkohë që të qenurit  e pazëvendësueshme zë 1 vend gjigandesk jo vetëm  në sytë por dhe në mendjen e 1 mashkulli.
                                                             
                                                                      

Femra për tu ndier e plotësuar nuk ka aspak nevojë për vëmendjen e mashkullit .E vetmja gjë që i duhet është 1 dozë ambicie,pakëz krenari dhe shumë autoritet sepse 1 femër e zgjuar ia del mbanë dhe vet pa pasur ndër këmbë  meshkuj të cilët i krahasojnë femrat me pelenat e fëmijëve.(Ndjesë për krahasimin  e fundit,por sot në këtë gjendje ndodhemi).
Egoja e femrës nuk bie kurrë pre e dëshirave kalimtare të mashkulli…sado donzhuan qoftë ai.


“Donzhuanët” nuk janë asgjë tjetër  veҫse  shpend shtegtarë të cilët bredhin sa në 1 vashëz tek
 tjetra.
E më pas? Ata rikthehen pas shumë e shumë vitesh dhe shohin që kanë humbur veten e tyre.
Më e bukura është që duan ta huazojnë kohën e ta bëjnë tyren duke rënë në gjunjë përpara atyre të cilat i kanë shfrytëzuar dhe kthyer në lypsare të vetëmohimit dhe pritjes  së palodhshme për të marr 1 racion Dashuri.
Nisur nga kjo pikëpamje duket sikur vetëm femrat dashurojnë. Absolutisht jo.Dyzina meshkujsh kanë rënë në dashuri të paktën 1 herë në jetën e tyre.Madje mund të them pa frikë që ata nuk e kanë harruar obsesionin e tyre sepse të dashurosh 1 femër do të thotë t’i qëndrosh besnik vetëm asaj edhe pse sdo të kalosh përjetësinë me të.Me sa dimë fëmijët shohin përralla me fundet e tyre të stisura mire,për ta bërë këtë botë 1 vend fantazish ku e vetmja gjë që nuk ekziston është:”Arti i të qënurit i dashuruar”.










Sunday, September 23, 2018

Nisur nga emancipimi i femres ne shoqeri deshiroj qe te shprehem ne kete blog vecanerisht per ato femra te cilat kane sadopak nevoje per perkrahje,kurajo dhe suport.
Shqiperia eshte nje vend konservator persa i perket kesaj ceshtjeje sepse jo cdo gje eshte ashtu sic duket.Ne cdo cep te vendit tone ndodhet 1 qenie e cila ka frike te flase ose te tregoje sepse mentaliteti i trasheguar brez pas brezi ndrydh disa persona te jene "Femra" ne kuptimin e plote fjales.
Te qenurit femer nuk nenkupton skllaverine e mendimeve por synon 1 force me te madhe se kaq,1 burim qe i ben te gjitha femrat bashke te luftojne kunder dhunes si fizike ashtu dhe psikologjike.       TE GJITHA BASHKE MUND TE ARRIJME SHUME.