Shpesh herë hasim nëpër rrugë ҫifte nga më të
ndryshmet dhe pikërisht këto 2-she të vetëkënaqura me njëra-tjetrën kanë thënë e stër thënë “Të Dua”.
“Të dua” e dalur kjo nga goja e një mashkulli. Po ҫ’meshkuj pale?
Meshkuj të cilët vardisen pas ҫdo fundi e fustani e ngatërrojnë
dashurinë me 1 kënaqësi të momentit e me 1 natë e cila përfundon ashtu si shume
netë të tjera nën prezencën e hënës dhe të gjithë trupave të tjerë qiellorë.
Pikërisht ju të cilët fjalën “Dashuri” e keni shndërruar në 1 fjalë
të pabesë dhe mbushur plot me përjetësi mashtrimesh ngatërroni ndjenjat e
krijoni një det të tërë konfuzionesh që iu bëjnë ekzaktësisht ju skllevër të të
qenurit asgjë më shumë veҫse “Zotërinj të zhytur në llumin e epshit rinor”.
Të duash 1 femër do të thotë të afeksionohesh pas shpirtit,mendjes,freskisë
dhe gjallërisë që femra mbart.Kulti i të qënurit femër qëndron në aftësinë për
të thithur brenda 1 moҫali 1 mashkull i cili
nuk mund të bëjë dot pa ty dhe jo pa trupin dhe hiret e tua. Të qenurit e
bukur zotëron vetëm tundimin e 1 mashkulli ,kaq asgjë më tepër ndërkohë që të qenurit
e pazëvendësueshme zë 1 vend gjigandesk
jo vetëm në sytë por dhe në mendjen e 1
mashkulli.
Femra për tu ndier e plotësuar nuk ka aspak nevojë për vëmendjen e
mashkullit .E vetmja gjë që i duhet është 1 dozë ambicie,pakëz krenari dhe shumë
autoritet sepse 1 femër e zgjuar ia del mbanë dhe vet pa pasur ndër këmbë meshkuj të cilët i krahasojnë femrat me
pelenat e fëmijëve.(Ndjesë për krahasimin
e fundit,por sot në këtë gjendje ndodhemi).
Egoja e femrës nuk bie kurrë pre e dëshirave kalimtare të
mashkulli…sado donzhuan qoftë ai.
“Donzhuanët” nuk janë asgjë tjetër veҫse shpend shtegtarë të cilët bredhin sa në 1 vashëz
tek
tjetra.
E më pas? Ata rikthehen pas shumë e shumë vitesh dhe shohin që kanë
humbur veten e tyre.
Më e bukura është që duan ta huazojnë kohën e ta bëjnë tyren duke
rënë në gjunjë përpara atyre të cilat i kanë shfrytëzuar dhe kthyer në lypsare
të vetëmohimit dhe pritjes së palodhshme
për të marr 1 racion Dashuri.
Nisur nga kjo pikëpamje duket sikur vetëm femrat dashurojnë.
Absolutisht jo.Dyzina meshkujsh kanë rënë në dashuri të paktën 1 herë në jetën
e tyre.Madje mund të them pa frikë që ata nuk e kanë harruar obsesionin e tyre
sepse të dashurosh 1 femër do të thotë t’i qëndrosh besnik vetëm asaj edhe pse
sdo të kalosh përjetësinë me të.Me sa dimë fëmijët shohin përralla me fundet e
tyre të stisura mire,për ta bërë këtë botë 1 vend fantazish ku e vetmja gjë që
nuk ekziston është:”Arti i të qënurit i dashuruar”.
No comments:
Post a Comment