Saturday, October 13, 2018
Pushteti dhe forca e ambicies…
Sa
shumë dëshirojmë dhe sa shumë lakmojmë në këtë botë?Çdo qënie
pavarësisht gjinisë,fesë, dhe rracës kalon nëpër ciklin e famshëm që jeta na
detyron të kryejmë lindjen,rritjen,arsimimin,zhvillimin,prindërimin dhe në fund
vdekjen si më të ëmblën dhuratë të lavdishme.Teksa
njeriu jeton përgjatë kësaj rruge të lodhshme e plot sfida thur ëndërra,krijon
ide,fantazon dhe shpreson më të mirën për veten e tij.Nëse
do të mbeteshim vetëm tek koncepti I fjalës “Ëndërr” më lejoni tiu them me
keqardhje se duhet t’I lini në sirtar sepse pikërisht ëndërrat e zhysin njeriun
në një gjendje mjerimi dhe masturbimi mendor.Duke
qenë se ky blog I dedikohet femrave doja ta nisja nga ato temën për të cilën do
të paraqis argumentet.Puna,forca
dhe vullneti që karakterizojnë një femër e bëjnë atë kurajoze dhe eksploratore
të mendjes dhe triumfeve që ajo korr në jetë.Pak rëndësi ka objektivi,në jetë qëndron
vetëm fryti I cili do të kesh arritur të nxjerrësh si pasojë e asaj ҫka ke
synuar.Gjinia
femërore e cila mbart një burim të pashtershëm energjie vë shënjestrën tek gjërat
të cilat I lakmon më së shumti qofshin këto:mashkulli,profesioni,karriera e më
gjerë e gjithë e ardhmja në total.Pushteti
që ti ia ngarkon vetes dhe gara me kohën të japin ty avantazhin I cili të
nevojitet për të dalë përherë e fituar.Edhe
pse realisht nuk mund të ushtrosh pushtet mbi një qenie tjetër gjë e cila ndodh
shpesh herë sepse “Mbizotërimi I ligjit të më të fortit “ka thyer tabu të paktën
pushteti I cili I ke imponuar vetes të jep mundësinë të arrish shkallën më të
lartë të kënaqësisë në objektivin tënd.Pushteti
dhe ambicia janë më shumë se dy faktorë të cilët e bëjnë jetën funksionale dhe aktive.Përmes
të gjithave ti je aq e zënë me synimet e tua saqë vet kuptimi I jetës fillon e
merr një tjetër trajtë,atë të të qenurit jo më një kukull e cila lan dhe bën
punët e shtëpisë por një ndërmjetësim I shkëlqyer midis klasave të ndryshme
shoqërore.Dëgjoj
njerëz teksa thonë që ambicia ҫon në shkatërrim aq sa e shtyn veten në
vetvrasje pikërisht si Zhylieni tek vepra e famshme “E kuqja dhe e zeza”
shkruar nga Stendal.(Zhylieni vdiq sepse ishte mashkull ja ku qëndron problemi)Domosdoshmërisht
që duhet ndaluar dhe kthyer koka mbrapa për të parë nëse ka mbërritur koha e pëfundimit
me sukses dhe ka përfunduar koha e nisjes.Por nëse nuk ke pasur kurrë më parë një
kohë “start-I” si pretendon që të kesh një përfundim e për të mos vazhduar më
tej tek një e ardhme rrëzëllitëse.E meqënëse
mua më pëlqen paradoksi do tiu thoja që ëndërroni me ambicie pasi kjo është
forma më e mirë për tu shtrirë në mbrëmje me dëshira e për tu ngritur në mëngjes
me syrin e patrembur për të ecur dhe për të falur më të mirën nga vetja.Fokusohuni
në atë ҫka është e mirë për ju e nëse mundeni balanconi dhe shtoni nga një gram
për ҫdo element:ëndërr,ambicie,kurajo,force,guxim,përballje,sacrificë që në
fund të keni arritur pushtetin e shumë kërkuar.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment